top of page
Sök

POROSIA E MUADH IBN XHEBELIT

  • ismeti7
  • 5 dec. 2016
  • 3 min läsning

POROSIA E MUADH IBN XHEBELIT, RadijAllahu anhu




Trasmeton Muadh Ibn Xhebeli RadijAllahunahu, i cili thot;

Më ka porositur Pejgamberi, Sal-lAllahu alejhi we sem me dhjet fjal dhe më tha:


  1. Mos i shoqëro Allahut askë në adhurim,Mos i bë shirk, edhe nëse vritesh dhe digjesh.

  2. Kurrsesi mos u bë i padëgjueshum ndaj prindëve te tu, edhe nëse te urdhërojn të dalësh dhe të ndahësh nga familja dhe pasurija jote.

  3. Asesi mos e le namazin e obligueshum me qëllim, ngase ai i cili e lë pa falur namazin që e ka farz me që llim, mbrojtja e Allahut ndaj tij tanëmë është larguar.

  4. Kurrsesi mos pi verën,ngase ajo është kreu i gjdo të keqe.

  5. Të keshë kujdes nga mëkati, s¨pse mbi të lëshohët hidhrimi i Allahut.

  6. Mos ik prejë frontit të luftës edhe nëse shkatrrohën të gjith njerzit.

  7. Kur t'i godasë njërzit vdekja prejë mortajes, duke qenë ti në mesin e tyre, qëndro mos ik prej saj e të mbartësh atë edhe në vende të tjera.

  8. Furnizoje familjen tënde nga mundesit e tua.

  9. Mos e ngre prej tyre thupëren e mej rahë për shaka edukimit.

  10. Dhe bëji ata të kanë frikë Allahun.'' Trasmeton Buhariu.







POROSIA E PARË: Mos i shoqëro Allahut askë, edhe nëse vritesh dhe digjësh....''


Pejgamberi Salallahu aljehi we sel-lem fillojë ta porosis Muadhin RadijAllahu anhu, duke e ndaluar atë t'i bëj shirk Allahut Subhanehu we te A'la, ngase shirku është mëkati më i madhë.


Thotë Allahu subhanehu we te A'la në porosin e Lukmanit duke i dhën birit të tij:


'' O biri im, mos i shoqëro Allahut diqka në Adhurim, vërtet shirku është padrejtisia më e madhe.'' Lukman,13


Poashtu thot:


'' Allahu nuk e fal atë që Atij t'i shoqrohët diqka në Adhurim dhe i falë përveq asaj atij që Ai dëshiron.'' En-Nisa. 48




Gjithë ashtu thot:


'' Dhe ai që i shoëron Allahut edhe diqka tjetër tashmë ka humbur një një humner të largët''. En-Nisa,116.


Gjithë ashtu thot:

'' Ai që i shoqëron diqka Allahut në Adhurim tashmë i'a ka bërë atij Allahu haram Xhennetin e vendëbanimi i tijë është zjarri, dhe për zullumqarët nuk ka ndihmtarë''. El-Maide,72.


Gjithë ashtu thot:

'' Ai që i bën shirk Allahut është sikur të bije dhe të përplaset nda qielli e ta rrëmbejë shpendi ose sikur ta përplas era e stuhishme në ndonj vend të humbur.''. El-Haxh,31.




Kur u pyet Pejgamberi SalAllahu alejhi we sel-lem cili është mëkati më i madhë tha: '' Të i bësh Allahut shok, kurse Ai të ka krijuar.''



Ndërsa në hadithin e Muslimit thuhet për një grua nga beni israiët e afruan që ta hedhin në zjarrin e hendeqve të tyre, në mënyr që të largohët nga feja e saj se përndryshe do të digjët, ndërsa ajo mbante foshnjen që i dhibstej po të hynte në zjarr. Por Allahu e bëri foshnjen e saj që të flasë nënës duke i thën: '' Oj nënë, duro, sepse ti je në hakk në rrugë të drejtë''. Muslimi


Po ashtu ngjarja e Ibrahimit alejhi selam, të ciilin populli i tijë e murrën dhe e hishën në zjarrë.


Thot Allahu subhanehu we te A'la,



'' Ata than: Digjeni atë dhe ndihmoni zotat tuaj, në qoft se e bëni një gjë të till!, Ne i tham: O zjarrë, bohu i ftoht dhe shpetim për Ibrahimin''.

El-Enbija,68-69.








Nga Habbab Ibn Eretti RadijAllahu anhu trasmetohet se ka thën:


U ankuam te Pejgamberi sal-Allahu alejhi we sel-lem, derisa ishte i mbeshtetur në hijen e Qabes dhe i than: '' A nuk po kërkon ndihm për ne tek Allahu ? A nuk po lutësh për ne ? Pejgamberi Sal-lAllahu alejhi we sel-lem tha: '' Ka pasur para jush të tillë kur merrej njeriu dhe i hapej atij një gropë në tokë e pastaj e futnin në të dhe trupin e tij e grryeshin me krehër të hekurit, me gjith mishin dhe ashtin e tij, dhe kjo nuk e largonte atë nga feja e tij, por ju po nguteni' Buhariu.


Pejgamberi Sal-lAllahu alejhi we selm, Ka than:

'' Pasha Allahun, gjithësesi Allahu do ta plotsojë kët qështje Islamin, Saqë kalorsi do të udhëtojë prej Sanasë e deri në Hadremeut dhe nuk do t'i friksohet askujt përveq Allahut dhe ujkut për delet e tij, por ju po nguteni.'' Buhariu.



E t'i bëshë shirk Allahut do të thot: t'ia kushtosh të drejten e Allahuit dikut tjeter përveq Tij, që është padrejtësi dhe shpifje e kulluar.


Prejë formave të shirkut është:


  1. Rrotullimi rreth varreve.

  2. Të kërkosh ndihmë nga të vdekurit.

  3. Falli, Horoskopi,parashikimi i fateve të njëzve përmes tyre Etj......













POROSIA E MUADH IBN XHEBELIT

RadijAllahu anhu


PJESA E PARË


Përgaditi: ISMET HYSENI.

Strömstad. 2016.12.03.


 
 
 

Comments


Utvalda inlägg
Senaste inlägg
Arkiv
Sök efter taggar
Följ oss
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
  • Facebook - Grey Circle
  • Twitter - Grey Circle
  • Google+ - Grey Circle
  • YouTube - Grey Circle
  • Pinterest - Grey Circle
  • Instagram - Grey Circle
bottom of page