top of page
Sök

LLOGARITE VETEN PARA SE TË LLOGARITESH!

  • ismeti7
  • 20 nov. 2016
  • 3 min läsning

LLOGARITE VETEN PARA SE TË LLOGARITESH!

Vëllezer të nderuar!

Allahu thotë:

''O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni! Hashr, 18.

Ibni Kethiri, duke komentuar këtë ajet, zbulon dy kuptime shumë mësimdhënëse:

1) Në koment të pjesës “...dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër...” thotë: “Llogariteni veten para se të llogariteni dhe shikoni se çfarë veprash të mira keni deponuar për Ditën e Kthimit dhe prezantimit para Zotit tuaj.”

2) Ndërsa në koment të “...e s'ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni!” thotë: “Dijeni se Allahu është i njoftuar për të gjitha veprat dhe punët tuaja. Atij nuk i fshihet asgjë dhe nuk i humbet, e madhe apo e vogël qe.”

1

Omeri [Allahu qoftë i kënaqur me të!] ka thënë:

Llogariteni veten, para se të llogariteni, ngase kështu është më lehtë për llogarinë tuaj. Mateni veten, para se të mateni dhe zbukuroheni për paraqitjen e madhe(për të cilën dëshmon me ajet):

Thotë Allahu:

“Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji.” (el-Hakkah, 18).”

Thotë Allahu:

...e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë".“ (el-Kehf, 110)

2

Për çka ta llogarisim veten?

Për çdo gjë. Për çdo fjalë dhe vepër tonën, ngase të gjitha këto shënohen tek Allahu për tu llogaritur.

Thotë Allahu:

Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: "Të mjerët ne, ç'është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?", dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt.“ (el-Kehf, 49)

Po ashtu thot:

Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.“ (Kaf, 18)

3

Malik ibn Dinari ka thënë: “Allahu e mëshiroftë njeriun, i cili i drejtohet vetes: A nuk je fajtor për këtë?! A nuk je fajtor për këtë?!…”

Çka të ndihmon ta llogarisësh veten

Paramendo nëse bën llogaritje dhe pendohesh për gabimet, e meriton Xhnnetin, si do ta ndieje veten?

Ka thënë Ibrahim et-Tejmi: “Imagjinoja sikur jam në Xhenent dhe po ha nga pemët e tij dhe po pi na lumenjtë e tij. pastaj imagjinova sikur jam në Xhehennem dhe po ha nga zekkumi (pemë në Xhehennem), po pi nga uji i ndyrë ndërsa në qafë kam prangat dhe zinxhirët. I thashë nefsit tim: O nefes! Cilën gjë e do ti? Më tha: ua të kthehem në dynja dhe të bëj vepra të mira! Thashë: Po ti je në të, je i sigurt, andaj puno!”

Thotë Allahu:

E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: "O Zoti im, më kthe. (el-Mu’minune, 99).

4

Po ashtu thot:

Që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!" Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen.“

(el-Mu’minune,100).

Tevbetu ibën Sameh ishte që e llogariste shpesh vetveten. Një ditë ai llogariti veten, kur kishte mbushur 60 vjet. Llogariti ditët e atyre viteve dhe gjeti të kishin kaluar 21500 ditë, pastaj bërtiti duke thënë: "O i mjeri unë!! Si mund ta takoj Allahut me njëzet e një mijë mëkate? E çka po mbetet kur çdo ditë kemi mijëra mëkate?" Pastaj ra në tokë pa vetëdije, veç kur kishte vdekur. Njerëzit dëgjuan dikë të thoshte: "Ti po shkon me vrap në Firdeusin e lartë."

Llogariteni veten, pendohuni dhe drejtohuni kah Allahu me zemra të pastra se Ai na fal të gjithëve!

5

HUTBE

LLOGARITE VETEN PARA SE TË LLOGARITESH!

PËRGADITI: ISMET HYSENI


 
 
 

Comments


Utvalda inlägg
Senaste inlägg
Arkiv
Sök efter taggar
Följ oss
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
  • Facebook - Grey Circle
  • Twitter - Grey Circle
  • Google+ - Grey Circle
  • YouTube - Grey Circle
  • Pinterest - Grey Circle
  • Instagram - Grey Circle
bottom of page