top of page
Sök

PËRGOJIMI DHE BARTJA E FJALVE

  • ismeti7
  • 28 nov. 2016
  • 9 min läsning

PËRGOJIMI DHE BARTJA E FJALVE




Dijeni vëllazer se ai që ruan gjuhën e tij,paksohen gabimet e tij.Dhe është i aftë për të kontrolluar veten e tij dhe i ruajtur që të mos bjerë në gjëra të ndaluara.


Pejgamberi(paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) këtij personi i ka garantuar xhenetin duke thënë : “Kush më garanton mua atë që ka midis dy nofullave dhe atë që ka midis dy kofshëve i garantoj xhenetin”


(Ajo që është midis dy buzëve është gjuha dhe midis dy kofshëve është organi gjenital.)


Dhe kush e frenon gjuhen e tij frenohen gjymtyrët e tij dhe kush e lë të lirë gjuhën e tij dhe zhytet në nderet e njerëzve atëherë e pasojnë dhe gjymtyrët e tij dhe si rezultat shkelen urdhrat e Zotit.


Ka ardhur një hadith nga pejgamberi(paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i cili thotë “Kur gdhin biri i Ademit të gjitha gjymtyrët i nënshtrohen gjuhës dhe i thonë –

Kij frikë Allahun ndaj nesh sepse jemi në vartësinë tënde nëse i përmbahesh të drejtës i përmbahemi dhe ne dhe nëse devijojmë devijojmë dhe ne.”



  • Ndalimi i gibetit dhe urdhëri për ruajtjen e gjuhës


“ Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm” (Suretu Kaf 18)


Nga Ebu Musa(r.a) transmetohet se ka thënë:

“-O i dërguari i Allahut(paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) cili është muslimani më i mire? -tha: “Është ai,që muslimanët janë të ruajtur(të qetë )prej gjuhës dhe dorës së tij”


Dhe gjithashtu ka thënë: “Kush beson në Allah dhe në Ditën e Gjykimit të flasë mirë ose të heshtë”


Po ashtu thot: “Me të vërtetë njeriu mund të flasë një fjalë që nuk i kushton rëndësi,fundoset për shkak të saj në zjarr më shumë se largësia midis lindjes dhe perëndimit”dhe në një transmetim “Me të vërtetë njeriu mund të thotë një fjalë që e zemëron Allahun,duke mos e menduar që kjo fjalë nuk është e tillë dhe Allahu zemërohet me të deri ditën e gjykimit”


Nga Ukbe Ibn Amir (r.a) transmetohet se ka thënë: “Thashë o i dërguar i Allahut(paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) cili është shpëtimi atëherë?!.-U përgjigj i dërguari i Allahut(paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) “Ruaje gjuhën tënde le të mjaftojë shtëpia jote dhe qaj për gjynahet e tua”




Po ashtu thot: Muadh Ibn Xhebelit kur pejgamberi(paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e lajmëroi Muadhin për çështjen kryesore për shtyllën e saj i tha: Posijo o i dërguari i Allahut(paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)Dhe kapi gjuhën e tij me dorë dhe tha: “Ndaloje(ruaje) këtë” Dhe i thashë -O i dërguari i Allahut a do të merremi në llogari për ato që flasim.-i dërguari i Allahut u përgjigj:

“Të pastë nëna o Muadh e kush tjetër i hedh njerëzit me fytyrat e tyre në zjarr përveç se të korrat e gjuhëve të tyre”.

(Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu)


Ka thënë Enesi (r.a) na foli pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe përmendi kamatën(rriba)duke i kushtuar rëndësi të veçantë dhe tha: “Një dërhem që e fiton njeriu me kamatë është më e rëndë tek Allahu se sa të bejë 36 herë imoralitet. Dhe kamata më e madhe është prekja e nderit të muslimanit pastaj lexoi fjalën e Allahut : “Edhe ata të cilët zemërojnë padrejtësisht besimtarët dhe besimtaret…”.Transmeton Ebu Daudi








  • Dënimi i përgojuesit në Dun’ja dhe Ahiret


Ka thënë pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):“O ju që keni besuar vetëm me gjuhë dhe akoma nuk është futur imani(besimi i plotë) në zemrat tuaja mos përgojoni muslimanët dhe mos hulumtoni të metar e tyre,se ai që hulumton të metat e muslimanëve, Allahu do ta poshtërojë qoftë brënda në shtëpinë e tij”.

(Transmeton Ebu Daudi dhe saktësoi Albani)



.Nga Xhabir Ibn Abdullah transmetohe se ka thenë:- ishim me të dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhë nuhatëm një erë të keqe dhe i dërguari i Allahut tha: “A e dini çështë kjo erë?-kjo erë është e atyre që përgojojnë besimtarët”.



Transmetohet nga Enesi(r.a) se i dërguari i Allahut ka thënë: “Kur u ngjita(Natën e Mi’raxhit) në qiell,kalova tek një popull që kishin thonj bakri dhe me to gërvishtnin fytyrat dhe gjokset e tyre, thashë:Kush janë këta o Xhibril? Tha :-Këta janë ata të cilët hanë mishrat e njerëzve(përgojojnë) dhe prekin nderet e tyre”. (Transmeton Ebu Daudi)






Gibeti është i ndaluan në mënyrë unanime nga të gjithë dijetarët e umetit.


Ka thënë imam Kurtubiu ; “Kanë rënë në dakord dijetarët se përgojimi është prej gjynaheve të mëdha dhe është obligim pendimi për këtë mëkat”



  • Përgojimi nuk është vetëm me gjuhë



Veprimet në gibet nuk janë të kufizuara vetëm në të folur por ato mund të jënë me shenja, shikime, bërja me sy, lëvizja e kokës, shikmet dhe gjithçka që është e ngjashme me të.


Nga Ajshja (r.a) transmetohet :Se hyri tek shtëpia e saj një grua dhe kur u largua bëra me shenjë se ajo është e shkurtër dhe tha pejgamberi(paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) :

“E përgojove atë.”









  • Shkaqet që e shtyjnë njeriun të bjerë në gibet.



  1. Një prej shkaqeve është mospasja frikë nga Allahu i Madhëruar duke rënë në atë që e ka ndaluar, sepse ai i cili e ndjen madhështinë e Allahut dhe e ndjen se Ai po e shikon atë, shikon se ç’farë flet dhe çfarë vepron do largohet nga ajo që e zemëron Allahun.

  2. Shkak tjetër është sepse njeriu dëshiron të ngrejë veten e tij dhe të ulë të tjerët prandaj thotë : filani është injorant. Nuk kupton etj… Qëllimi i tij është që të tregojë me anë të kësaj vlerat e vetes së tij dhe se ai është më i ditur.Kemi edhe shkaqe te tjera.















  • Rastet kur lejohet gibeti.


Lejohet gibeti për shkaqe të vërteta nga ana e sheriatit, gjëra të cilat nuk arrihen pa gibet.:

  1. Në rast padrejtësie, i lejohet atij që i është bërë padrejtësi të shkoje te ankohet tek i pari i shtetit ose tek gjykatësi ose tek dikush tjetër që ka pushtet duke i treguar që filani më ka bërë padrejtësi.

  2. Kur i kërkon fetva myftiut. i thua, babai im, ose vëllai im, ose filani

  3. T'i paralajmërosh muslimanët prej një të keqeje duke i këshilluar ata që të largohen prej saj.

  4. Kur një person e ka shfaqur haptazi gjynahin e tij ose bidatin e tij.

  5. Kur një person është i njohur me një emer, si p.sh. i verbëri, ose çaluesi ose i shurdhi, memeci etj..Kemi edhe shkaqe te tjera.










  • Si shlyhet mëkati i gibetit.


Dijetarët kanë rënë në kontradiktë se si shlyhet ky mëkat. Megjithëseata të gjithë kanë rëne dakort që teubeja është hapi i parë (që ai duhet të bëjë). Teubeja ka tre kushte:


1-Të largohesh nga gjynahu.

2-Të pendohesh për atë gabim.

3-Të vendosësh të mos kthehesh më tek ai gjynah.


Teubeja prej gibetit kërkon edhe një kusht të katërt, sepse ai i cili bën gibet ka cënuar dy të drejta.


  1. E para është e drejta e Allahut (Subhanehu ue Teala), sepse ka vepruar atë që e ka ndaluar Ai. Dhe shlyerja është me pendim.

  2. E dyta, është e drejta e krijesës. Nëse fjalët që janë thënë: kanë mbërritur tek personi, atëherë duhet të shkosh tek ai t'i kërkosh falje dhe t'i tregosh se ti je penduar prej kësaj.









  • Fjalë të ndritura nga selefet.


Është e çuditshme, se njeriu e ka të lehtë të ruhet prej ngrënies harram, prej padrejtësise, prej imoralitetit, prej vjedhjes, prej pirjes së alkoolit, prej shikimit në harram, etj, por e ka të vështirë që të ruaje gjuhën e tij.


Le të shohim disa fragmente nga të parët tanë,(Selefët) si e kanë ruajtur gjuhën e tyre duke qëndruar tek kufijtë e Allahut.


Umeri hyri tek Ebu Bekri dhe e gjeti duke tërhequr gjuhën e tij dhe i tha:-Ç’farë po bën Allahu të faltë?!-Ebu Bekri u përgjigj:-Kjo më bëri të bie në gjynahe.


Ka thënë Umeri (r.a): Merruni me përmendjen e Allahut se ajo është shërim dhe mos u merrni me përmendjen e njerëzve se ajo është sëmundje.


Ka thënë Katade :Na është transmetuar se dënimi i varrit është ndarë në tri pjesë, një pjesë për përgojimin, një pjesë për atë që nuk kujdeset gjatë urinimit dhe një pjesë për thashethemet.






Thotë Ueheb: Bëra nedhër (kur njeriu ia bën detyrë vetes së tij një vepër që nuk ia ka bërë Allahu detyrë) që sa herë të mbaj nëpër gojë njeri, të agjeroj një ditë. Dhe e bëja këtë gjë, deri sa u lodha. Dhe bëra nijet që sa herë të mbaj nëpër gojë njeri të bëj sadaka një dirhem. Dhe nga dashuria e dirhemit më bëri ta lë gibetin.



Thotë Sufjan Ibn Hasejn: Isha ulur një ditë me Ijas Ibni Muauijeh, ndërkohë kaloi një person dhe unë fola keq për atë. Më tha: Pusho. Më pas më tha: "A ke luftuar kundër romakëve". I thashe: Jo. Po kundër turqve? I thashë "Jo" . Më tha: Paskanshpëtuar romakët dhe turqit prej teje, ndërsa vellai yt musliman nuk shpetoi prej teje. Tha: Që prej asaj dite nuk e përserita me atë gjë.


Ndërsa Hasan El-Basri thotë: Nëse shikon dikë që merret me të metat e të tjerëve dhe lë të metat e tij dije se ai është i mashtruar.

Gjithashtu thotë: Betohem në Allahun se përgojimi e prish fenë e robit më shpejt se sëmundja trupin e njeriut.


I thanë Huseinit (radijAllahu anhu): Filani të mbajti në goje. E ky i çoi një pjatë me hurma, si dhuratë. I erdhi personi dhe i tha: Unë të përgojova, kurse ti ma ktheve me dhurate? I tha: Ti me dhurove sevapet e tua dhe unë desha të ta shperblej.




I thanë Rabia Ibn Huthejmit: Nuk të kemi parë asnjëherë të flasësh keq për njeri. Tha: Nuk jam i kënaqur prej vetes time që të merrem me njerezit.


Thotë Ibnu Mubarek: “Po të kisha mbajtur në gojë njeri, do të mbaja prindërit e mi, sepse ata i meritojne më shumë se çdokush tjetër sevapet e mia.”


  • Thashethemet


Thashethemet janë:Transferimi i fjalëve nga disa njerëz tek disa të tjerë me qëllim që të prishësh lidhjet ndermjet tyre. Thashethemxhiu është kundërshtar i fjalës së Allahut: Dhe përpiqet të prishë marëdhëniet midis muslimanëve.


Allahu në Kur’an thotë: “(Mos ju bind)përgojuesit që sillet (ndër njerëz) me shpifje” (El-Kalem 11)



Ka thënë Ibn Abasi(r.a): Kushtë sjell fjalë ty po ashtu do të çojë prej teje tek të tjerët prandaj kij kujdes prej tij.

(Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Daudi)





  • Ilaçi i gibetit.


Tregohet se Isa (alejhi selam) i tha njeherë shokëve te tij: "Nëse do të shikoni një person i cili është në gjumë dhe era ka zbuluar një pjese te auretit te tij, a do e mbulonit atë? I thanë: Po. Tha: "Jo". Ju do ta zbulonit edhe pjesën tjetër të auretit. I thanë: SubhanAllah! Si mund ta zbulojmë pjesën tjetër?! U tha: "A nuk përmendet tek ju ndonjë person dhe jutregoni gjënë më të keqe të tij. Kështu ju e zbuloni rrobën nga pjesa tjetër e auretit të tij."


Që njeriu i cili bën gibet, të largohet nga gibeti,po tregojmë disa pika të cilat duhet t'i ketë parasysh gjithmonë njeriu kur flet.


  1. Ai që bën gibet mund të marrë zemërimin e Allahut dhe

dënimin e Tij.

  1. Sevapet e tij, shkojnë tek ai që është përfolur dhe nëse nuk ka sevape merren gjynahet e të përfolurit dhe i hidhen këtij.

Kush i kujton këto dy gjera, nuk mund ta lëshojë gjuhen e tij në gibet.

  1. Duhet që ai i cili bën gibet të mendojë në gabimet e veta dhe të provokohet me rregullimin e tyre, sikurse duhet që të ketë turp që të përmendë të metat e të tjerëve kur ai vetë ka të meta.

  2. Le të përfytyroje në momentin kur bën gibet se është njësoj si ai që po i ha mishin vëllait te tij musliman. Etj....



Kujto ajetet dhe hadithet që janë transmetuar për gibetin dhe ndalimin e gjuhës prej tij.


Thotë Profeti : "A e dini kush është muflis (ai që nuk ka)? I thanë: Muflis është ai që nuk ka dirhem dhe as pasuri. Tha: Ndërsa muflis prej umetit tim, është ai që vjen Ditën e Gjykimit me namaz, agjërim dhe zekat, mirëpo ka ofenduar këtë, ka akuzuar atë, ka ngrënë pasurinë e këtij tjetrit, ka derdhur dhe gjakun e tjetrit dhe ka rrahur një të tretë, prandaj i jepet çdonjërit prej tyre nga sevapet e tij dhe kur të mbarojnë sevapet e tij, para se të mbarojë haku i tyre merren gjynahet e tyre dhe i hidhen atij përsiper, dhe me pas hidhet në zjarr. (Transmeton Muslimi.)


Transmetohet nga Esma Ibn Jezid se ka thënë Profeti(paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Kush e mbron nderin e muslimanit prej gibetit, ia ka bërë Allahu detyrë Vetes së Tij që ta shpetojë këtë person prej zjarrit." Transmeton Ahmedi.


Gjithashtu ka thënë Profeti:

"Kush e mbron nderin e vellait te tij, e mbron Allahu fytyrën e tij nga zjarri, Ditën e Gjykimit". (Transmeton Tirmidhiu.)







Ka thënë Profeti(paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Ai person që nuk e ndihmon vellain e tij musliman, kur poshtërohet, megjithëse ka mundësi ta ndihmojë, ka për ta poshtëruar Allahu atë përpara krijesa Ditën e Gjykimit".


Prandaj o vëllazer, mos e lër atë që bën gibet të hajë mishin e vëllezërve të vdekur, por mbroje nderin e muslimanëve, sepse ndonjë ditë mund të jesh ti viktima dhe nuk ke për të gjetur njeri që të mbrojë nderin tënd përpara atyre që bëjnë gibet.










TEMA: PËRGOJIMI

PËRGADITI: ISMET HYSENI

STRÖMSTAD 2016.11.28.


 
 
 

Comentarios


Utvalda inlägg
Senaste inlägg
Arkiv
Sök efter taggar
Följ oss
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
  • Facebook - Grey Circle
  • Twitter - Grey Circle
  • Google+ - Grey Circle
  • YouTube - Grey Circle
  • Pinterest - Grey Circle
  • Instagram - Grey Circle
bottom of page