A LEJOHET FESTIMI I VITIT TË ?
- ismeti7
- 20 nov. 2016
- 4 min läsning
A LEJOHET FESTIMI I VITIT TË ?
Vëllezër të nderuar musliman!
Jemi duke jetuar në këto dite kur njerëzit bëhen gati për të festuar vitin e ri. Ata me mish e me shpirtë mundohen që ti japim sa ma shumë pamje festive dhe cilësi kremtive këtyre ditëve të fundit të këti viti gregorian.
Ajo që na habit neve nuk është përpjekjet e mëdha që i bëjnë në këtë drejtim të krishterët dhe të tjerët, mirëpo ajo që na habit dhe befason neve është përgaditjet që i bëjnë muslimanët për të festuar këtë “festë”.
Pa dyshim se kjo është një pamje shumë e keqe e muslimanëve
Pa dyshim se ky pasim, ky imitim i të krishterëve, tregon dobësinë e besimit që e kemi, mungesën e besimit të shëndoshë dhe të vërtetë, mëkat i cili na futë në qarkun e atyreve për të cilët Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Kush i përngjan një popullit ai është prej tyre”. (Ebu Davudi, sahih).
1
Ose në transmetimin tjetër:
“Nuk është prej nesh ai që u përngjanë tjerëve përveç neve. Mos u përngjani çifutëve dhe të krishterëve”. (Tirmidhiu, sahih).
Kurse Allahu Subhanehu we te A'la thot:
“E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre”.(El-Maide: 51).
Përgjajësimi i muslimanëve me mosbesimtarët është nënçmim dhe përkulje, sepse muslimani është më i lartë se mosbesimtari, e nëse e imiton zbret nga lartësirat dhe pozitën në të cilat gjindet, Kjo është përbuzje e dhuntisë dhe nënçmim i Islamit.
Festat në Islam janë të caktuara
All-llahu [subhanehu ve teala] nuk na e ka lërë këtë çeshtje pa sqarim. Neve si musliman na ka caktuar dy festa vjetore dhe një festë javore. Festat vjetore janë fitër dhe kurban Bajrami, kurse javore, festa e ditës së xhuma.
2
Bazë për këtë që themi është hadithi i Enesit [radijall-llahu anhu], i cili thotë:
“Erdhi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në Medinë, kurse ata i kishin dy ditë në të cilët loznin. E u tha: “Çka janë këto ditë? Thanë:në këto ditë loznim në injorancë. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: All-llahu ua ka ndërruar me ditë më të mira se këto: kurban dhe fitër bajramin”. (Ahmedi, sahih).
Kurse argument se xhumaja është festë e muslimanëve është hadithi në vijim:
“Ne jemi të fundit, mirëpo të parët në ditën e Kijametit. Ne jemi të parët që do të hyjmë në xhennet. Edhe pse atyreve u është dhënë libri para nesh, mirëpo ata u përçanë kurse neve All-llahu na udhëzoj në të vërtetën rreth së cilës janë përçarë. Kjo është dita për të cilën janë përçarë ata, në të cilën ditë na ka udhëzuar All-llahu. Tha: dita e xhuma është e jona, kurse nesër është e çifutëve, kurse pas nesër është e kirshterëve”. (Muslimi).
Ka edhe shumë argumente tjera të cilat e ndalojnë shpikjen e festave tjera. Prej tyre është edhe hadithi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i cili thotë:
“Kush shpik në çeshtjen tonë gjëra që nuk janë prej sajë (fesë), ato janë të refuzuara”,
3
kurse në transmetimin tjetër qëndron:
“Kush bën ndonjë vepër e cila nuk është prej veprave tonë, është e refuzuar”. (Buhariu dhe Muslimi).
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë”. (El-Xhathije: 18).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Do të pasoni adetet e atyreve që kanë qenë para jush pëllëmbë pas pëllëmbe, llërë pas llëre, saqë po të hynin ata në vrimë të hardhucës, do ti pasonit”. I thamë: kush janë ata, çifutët dhe të krishterët? Tha: “kush tjetër përpos tyre”. (Buhariu dhe Muslimi).
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet”. (El-Furkan: 72).
4
Thotë Shejh Ibn Bazi (rahimehullah): Disa prej njerëzve festojnë ditëlindjen e fëmijëve të tyre, e disa festojnë datën e martesës, dhe këto janë prej gjërave të ndaluara dhe pasim i jomuslimanëve. Nuk kemi ne asnjë festë tjetër pos dy festave të Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit, dhe ditëve të Teshrikut (tri ditë pas Kurban Bajramit), ditës së Arafatit dhe ditës së Xhuma. E kush nxjerr festë tjetër pos këtyre festave, ai është përngjasuar me krishterët dhe jehudët. (Fetava 5/176).
Thotë Abdullah ibn Amër ibn Asi: Nëse njeriu kalon kah vendi i (jomuslimanëve), dhe ju përngjason atyre, dhe i feston festat e tyre, dhe vdes duke qenë në atë gjendje, ai ringjallet me ta në Ditën e Gjykimit.
Thotë Kadij Hani: Nëse njeriu blen ndonjë gjë në ditën e (festë së tyre), të cilën nuk e ka blerë në ditët tjera, për ta madhëruar këtë ditë, ka bërë kufër. (Aunul Ma’bud 3/342)
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
5
“Nëse ju nuk besoni, All-llahu nuk është nevojtar për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju. …”. (Ez-Zumer: 7).
Po ashtu thot:
“…Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe”. (El-Maide: 3).
Dhe po ashtu thot:
“E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit”. (Ali Imran: 85).
6
Pastaj nuk dëshiroj të më kalojë parashtrimi i një pyetjes:
Vëllezer të nderuar pse të krishterët nuk e festojnë bajramin tonë së bashku me ne. Vallë a aqë mendjelehtë jemi që nuk shohim këtë gjë!
E lusim All-llahun, subhanehu ve teala, që të na e mësojë fenë tonë, të na e shtojë besimin, ta udhëzojë rininë tonë, të na mundëson xhennetin dhe të na ruajë nga xhehenemi. Amin.
Ismet Hyseni.
7
A LEJOHET FESTIMI I VITIT TË ?
Nga Hoxhë: BEKIR HALIMI Temë e shkurtë
Përgaditi; ISMET HYSENI
Comments