top of page
Sök

SHOQRUESI UNË NË VARRË

  • ismeti7
  • 20 nov. 2016
  • 3 min läsning


SHOQRUESI UNË NË VARRË




Vëllezer të nderuar


Trasmeton Enes ibën Malik, RadijaAllahu anha se Pejgamberi sal-lAllahu Alejhi we sel-lem,ka thën: '' Të vdekurin epërcjellin tri gjëra: Familja e tij,Pasurija e tijdhe veprat e tij. Dy kthehen kurse një mbetet me të. Kthehet familja dhe pasurija e tij,kurse me të mbesin veprat e tij''.


Allahu subhanehu we te A'la thot: '' O besimtarë, mos lejoni që pasurija dhe fëmijët tuaj t'ju largojnë nga të përmendurit e Allahut,Ata që e bëjnë kët, do të humbin''. Munafikin,9


Po ashtu thotë: '' As pasurija juaj,as fëmijët tuaj nuk do t'ju afrojnë më shum te Ne vetum ata që besojnë dhe bëjn vepra të mira (e meritojnë këtë)''. Sebe,37.


Pejgamberi sal-lAllahu Alejhi we sel-lem thot; '' O biri i Ademit! Jeto sa të duash se ti do të vdesësh, dhe duaje kënd të duash se do të ndahesh nga ai, dhe vepro qfar të duash se do t'i takosh veprat e tua, dhe bën qfar të duash. Si vepron ashtu do të veprohet me ty ''.


1



Thot Allahu subhanehu we te A'la '' në Ditën, kur askujt nuk do t'i bëjë dobi as pasurija,as familja, përveq atij që vjen me zemer të pastër te Allahu''. Shura,94.


Po ashtu thot: '' Tashmë na vini veq e veq, ashtu siq ju krijuam heren e parë, duke lën pas vetes ato që ju patum dhuruar''. Enam,94


Po ashtu thot; '' Kjo është ajo që e keni grumbulluar për veten''. Teube,35


U pyet një Dijetar i Selefet pse ne e urrejmë vdekjen ?! U Përgjigjë: ''Pasurin e keni vendosur para syve tuaj dhe ju e urreni të ndaheni nga ajo. Por nese e jep për ahiretin tënd, do të përmallohësh për ta takuar atje!


Po ashtu i than: ''Filani ka tubuar shum pasuri! U tha: Aka tubuar ditë për të duke e shpënzuar atë pasuri ? I than: Jo ! Tha: Atëher, s'paska tubuar asëgje shoqëruesi i njeriut në varrë është vepra e tijë''.


Thot Allahu subhanehu we te A'la '' Ata që kanë bër vepra të mira, i kanë përgaditur vetës (të mira)''. Rum,44



2


Vëllezer musliman !


Dijeni se veprat do të na shoqërojnë në varrë, Vepra do të jetë shtrati ynë, jastaku ynë, mbulesa jon, drita jonë, shoqrues në ditën e ringjalljes ku do të qëndrojm në ditën e llogaris, shoqrues në urën e Siratit, në Mizan, dhe përcaktim i vendbanimit ton në Xhennet apo Xhehennem !


Thot Allahu subhanehu we te A'la '' Kush bën mirë, e bën për dobi të vet, e kush punon keq, punon në dëm të vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve të Tij''. Fusilet,46.


Llukman Hakimi i tha të birit: ''O biri im, gjdo njëri i ka dy shtëpi, një që është e padukshme dhe një që duket ! Mos të mashtron ajo shtëpi që e sheh dhe që jeta në të është e shkurtër, vepro për shtëpin që nuk shihet dhe jeta në të është e përhershme !''.



Disa nga Selefi kan thën: '' Puno për Dunja aq sa do të qëndrosh në të, dhe përgaditu për Ahiret sa të qëndrosh në të!




3


Othman ibën el As, RadijAllahu anha, ishte në varreza ku prezentoi në varrimin e një xhenaze, dhe me të ishte një i ri nga të afërmit e tij, i cili i lente disa gjëra nga feja e Allahut ! '' Othmani RadijAllahu anha i tha: Shikoje shtëpin tënde! I riu e uli koken dhe e shikoi varrin, Othmani i tha: Qfar po sheh ? U përgjigj: E shoh një shtepi të ngusht, e errët, dhe në të nuk ka as ushqim, e as pije, e as grua. Unë para se të vija këtu e lash në shpi gruan,dhe ushqimin dhe pijen ? Othmani i tha: Pasha Allahun, kjo është shtëpija jote! I riu i tha: E thave të vërteten, dhe pasha Allahun kur të kthehen ne shtepi,do të vjen dita kur do të transferohem prej asaj shtëpije në kët shtepi !!


Ebu Bekri RadijAllahu anha thot: '' Kush hynë në Varrë pa u përgaditur le ta din se është një lojë si ta kalosh Detin pa Anije''.


Nga Ebu Hurejra: Se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi we sel-lem ka thën: “Hapen dyert e Xhenetit në ditën e Hënë dhe të Enjte, i ngëriten veprat dhe i falen gjynahet çdo robit i cili nuk i bën shirk Allahut përveç se një njeriut, ku mes tij dhe vëllait të tij musliman ka armiqësi dhe urrejtje. Ju thuhet: Vononi faljen për këta dy derisa të përmirësohen.” Muslimi



4









HUTBE: SHOQRUESI UNË NË VARRË

PËRGADITI: ISMET HYSENI

TROLLHÄTTAN ME 2015.11.06


 
 
 

Comentarios


Utvalda inlägg
Senaste inlägg
Arkiv
Sök efter taggar
Följ oss
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
  • Facebook - Grey Circle
  • Twitter - Grey Circle
  • Google+ - Grey Circle
  • YouTube - Grey Circle
  • Pinterest - Grey Circle
  • Instagram - Grey Circle
bottom of page