top of page
Sök

DITA E ASHURES

  • ismeti7
  • 20 nov. 2016
  • 5 min läsning

DITA E ASHURES

Vëllezer të Nderuar !

Nuk ka dyshim se Allahu i Madhëruar ka veçuar njerëz, kohë, ditë, muaj, vende, ku përkatësisht të tjerat nuk i kane. Në këtë kontekst, Allahu veçoi edhe "Ditën e Ashurasë", e cila ka te mira te shumta.

1. Dita e Ashurasë bie në një muaj, te shenjte

Thot: Allahu Subhanehu we te A'la

''Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj)". (Tewbe, 36)

Këta muaj te shenjte janë: Muharremi, Rexhebi, Dhu'l Ka'deh dhe Dhu'l Hixh-xheh.

2. Agjërimi ne kete muaj, duke përfshirë këtu edhe Ditën e Ashures, është prej agjërimeve vullnetare me te preferuara. Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Davudi

Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] ishte pyetur: ''Cili namaz është më me vlere pas atyre te obliguarave? Tha: Namazi i natës. Cili agjërim është me i miri pas atij te Ramazanit? Tha: Agjërimi ne muajin e Allahut, te cilin e quani: Muharrem". Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Davudi

1

3. Agjërimi i kësaj dite ka qene prej agjërimeve te para te ligjësuara ne fenë tone. Këtë e sqaron shume mire edhe Aisheja, nena e besimtareve, e cila transmeton:

''Ashura ishte një dite, qe e agjëronin kurejshitët edhe para ardhjes se Islamit. Edhe Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] e agjëronte por kur erdhi e Medine, përveç qe e agjëroi vete, i urdhëroi edhe te tjerët ta agjërojnë. Kur erdhi obligimi për Ramazan, atëherë çështja mbeti vullnetare: Kush dëshironte e agjëronte e kush donte e linte". (Buhariu dhe Muslimi)

4. Ka qene prej ditëve, qe Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] shpresonte te ketë vlere me shumë se ditët tjera

Ibni Abbasi rrëfen kur ishte pyetur për agjërimin e Ashures: Nuk di te ketë agjëruar Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] ndonjë dite, qe shpresonte te ketë vlere me shume se sa ditët e tjera, përveç këtyre ditëve (te muajit Ramazan) dhe Ditën e Ashurës". Nesaiu

5. Agjërimin e kësaj dite e vepronin edhe nga çifutet e asajë kohe, me Q'rast e lajmëruan Pejgamberin Sal-lAllahu alejhi we sel-lem se e agjërojnë për hire te shpëtimit te Musait nga faraoni për kët na trasmeton: Buhariu, Muslimi dhe Ebu Davudi:

Ibni Abbasi Tregon se: Erdhi Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] ne Medine dhe pa çifutet duke agjëruar Ditën e Ashurës. Ç'është kjo?- pyeti? Thane: Kjo është dite e mbare, dite, ne te cilën Allahu shpëtoi çifutet nga armiku i tyre kështu qe e agjëroi këtë dite edhe Musai. "Unë kam me shume te drejte ne Musain se sa ju"- tha Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam kështu qe e agjëroi dhe urdhëroi te agjërohej". Buhariu, Muslimi dhe Ebu Davudi

2

6. Agjërimi i kësaj dite, edhe pse është kryer edhe nga çifutet, dallon besimtarin nga pabesimtari. çifutet konsiderojnë si feste dhe stolisin gratë e tyre me stoli qe neve na bën te dallojmë prej tyre tha

Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam] ''Atëherë ju (mos bëni ashtu por) agjërojeni". (Buhariu dhe Muslimi)

7. Agjërimi i kësaj dite me gjase fale mëkatet e vitit te kaluar.

Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] ka thënë: " صِيَامُ يَوْمِ عَاشُورَاءَ إِنِّي أَحْتَسِبُ عَلَى اللَّهِ أَنْ يُكَفِّرَ السَّنَةَ الَّتِي قَبْلَهُ Kam shpresa se agjërimi i Ditës së Ashurës fale mëkatet e vitit të kaluar". Tirmidhiu dhe Ibni Maxhes.

Si agjërojmë në këtë ditë?

1. Vlen të përkujtojmë se agjërimi i kësaj dite ka qene obligative para agjërimit te Ramazanit. Buhariu dhe Muslimikane transmetuar se Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] Ditën e Ashurës kishte dërguar një (thirrës) qe te thërras ne popull:"Kush nuk ka agjëruar le te agjëroj e kush ka ngrënë le te mos haje deri ne mbrëmje".

2. Por kur u obliguar agjërimi i Ramazanit, ky agjërim ra dhe mbeti vullnetar. Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam], me rastin e obligimit te agjërimit te Ramazanit, përkitazi me agjërimin e Ashures kishte thënë:

''Kush te do le te agjëron e kush te do le te mos agjëron". (Buhariu dhe Muslimi)

3. Ndërsa sa i përket agjërimit, dijetaret kane përmendur tri grada apo mënyra te agjërimit te kësaj dite.

3

1. Agjërimi i tri ditëve dhe atë: Ditën e 9-të, të 10-tën dhe të 11-tën

Argument për këtë është hadithi, qe e transmeton Imam Ahmedi nga Ibni Abbasi se Muhammedi, [alejhi's salatu ve's selam] ka thënë: ''Agjërojeni Ditën e Ashurës dhe dallohuni nga çifutet. Agjërojeni një dite para apo një dite pas saj". Imam Ahmedi

. 2. Agjërimi i ditës së 9-të dhe të 10-të.

Kur Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] agjëroi Ditën e Ashurës dhe urdhëroi njerëzit ta agjërojnë, disa thane: O i dërguari i Allahut! Kjo dite është dite, te cilën e madhërojnë çifutet dhe te krishterët? Atëherë ai tha: ''Kur te vjen viti i ardhshëm -nëse do Allahu- do ta agjërojmë (edhe) ditën e nëntë. Por kur erdhi viti tjetër, Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] kishte kaluar ne fqinjësi te Allahut". (Muslimi)

Ibni Abbasi përmend se ai ka thënë: " لَئِنْ بَقِيتُ إِلَى قَابِلٍ لَأَصُومَنَّ التَّاسِعَ ''Nëse mbetem gjalle deri ne vitin e ardhshëm, do ta agjëroj te nëntën". (Muslimi) Domethënia e këtij hadithi është se nëse jetoj vitin e ardhshëm, gjithsesi do ta agjëroj, krahas ditës se 10 dhjete, edhe 9 ditën e nëntë.

3. Vetëm agjërimi i ditës së 10 dhjete.

Muaviu transmeton se e ka dëgjuar Muhammedin, [alejhi's salatu ve's selam] duke thënë: "Kjo është Dita e Ashures, agjërimi i së cilës nuk iu është obliguar, por unë jam agjërueshëm dhe kushdo qe ka dëshirë te agjëron le te agjëron e kush nuk ka dëshirë le të haje". Buhariu, Muslimi

4

Qka nuk duhet bërë në këtë ditë?

1. Nuk duhet pastruar special për këtë dite, përveç nëse e ke zakon te pastrohesh 2. Nuk ka dua te veçante ne këtë dite. 3. Zierja e hallvës dhe gatimi i ëmbëlsirës se ashtuquajtur "ashure", qe –tek njerëzit- ka zënë vend si ëmbëlsire e veçante e kësaj dite, 4. Ndalohet vizita e varrezave ne këtë dite. Është bere tradite ne disa vende qe burra dhe gra te vizitojnë se bashku te afërmit e tyre te vdekur. 5. Gratë kinse për ta bërë sa më "madhështor" këtë dite, vendosin kane te kuqe ne flokë. Kjo gjë fetarisht është e urryer.

Për vlerën e kësaj dite janë rrëfyer gjera, te cilat nuk janë fare te sakta, si:

1. Allahu ia pranoi Ademit pendimin ne këtë dite 2. Ibrahimi shpëtoi prej zjarrit 3. Ejjubi u shërua ne këtë dite 4. Junusi doli nga barku i peshkut 5. Ja'kubi u bashkua me Jusufin, etj

Këto gjera janë te pavërteta dhe nuk duhet besuar fare andaj neve ua përmendëm, jo për t'ua shtuar dyshimin, por në rast se i dëgjoni apo ndeshni me to gjate leximit, ta dini se janë te pavërteta.

5

Dita e Ashurës përkujton një ngjarje te dhimbshme historike

Këtë dite, te cilën e nderoi Muhammedi, [alejhi's salatu ve's selam] me agjërim dhe urdhëroi muslimanët për këtë gjë, me vete bart edhe një kujtim prekës. ''Në këtë dite, tere meshkujt e familjes se Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam] u vranë ne Kerbela, përveç Ali Zejd Abidinit, i cili ishte ende shume i vogël. U vra Husejni, nipi i Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam].''

Lutja jone e fundit është: Falënderimi i takon Allahut, Zotit te botëve! Përshëndetjet qofshin Mbi Muhammedin, alejhi' s salatu ve's selam.

Burimi: Ashura –bejne'l ittibai ve'l ibtida', Dr. Muhammed Ahmed Sahlul Përgaditi: Ismet Hyseni

2016.10.04 Strömstad Suedi


 
 
 

Comments


Utvalda inlägg
Senaste inlägg
Arkiv
Sök efter taggar
Följ oss
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
  • Facebook - Grey Circle
  • Twitter - Grey Circle
  • Google+ - Grey Circle
  • YouTube - Grey Circle
  • Pinterest - Grey Circle
  • Instagram - Grey Circle
bottom of page