top of page

QKA PAS RAMAZANIT

  • ismeti7
  • 18 nov. 2016
  • 4 min läsning

QKA PAS RAMAZANIT

Vëllëzer muslimanë !

O ju musliman, ishit në muajin e mirësisë dhe begatisë, agjëronit ditën, u faleshit natën dhe u afroheshit kah Zoti i juaj me adhurime të ndryshme duke e shpresuar shpërblimin e Tij dhe duke kërkuar mbrojtje prej dënimit të Tij.

Pastaj përfunduan këto ditë dhe e kaluat një periudhë të jetës së juaj e cila nuk do të kthehet më asnjëherë. Kështu janë ditët e jetës, periudha që do t'i kaloni ditë pas dite në rrugën e juaj për në ahiret. Ato e shkurtojnë jetën e juaj, u afrojnë kah exheli dhe ua ruajnë veprat të cilat i vepruat që të jepni llogari atë ditë kur të gjithë do të japin llogari:

Allahu, azze ue xhel, thotë:

“Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!”. Hixhër 99.

Muaji i Ramazanit ishte shans i juaj që t'i ktheheni pendimit dhe veprave të mira. Të edukoheni në veprimin e adhurimeve dhe largimin nga ndalesat dhe të bëheni të durueshëm dhe në fund të dilni fitimtar

Tani pasi që kaloi ky muaj mos iu ktheni mëkateve për arsye se Zoti i Ramazanit është edhe Zot i muajve të tjerë.

1

Prandaj përgjigjuni thirrjes së Allahut. E kush nuk i përgjigjet thirrjes së Allahut për të nuk ka siguri dhe mbrojtje dhe ai është në humbje të thellë.

Allahu, azze ue xhel, thotë:

"Ata, që u rëndohet peshorja (e punëve të mira), janë të shpëtuar.". Muminun 102.

Si është gjendja e atyre që në këtë muaj i nënshtroheshin adhurimeve dhe pas kalimit të tij u ndërrua gjendja e tyre. U pyetën disa prej selefit për këtë lloj njerëzish dhe thanë: "Sa njerëz të shëmtuar janë këta, nuk e njohin Allahun vetëm se në Ramazan."

Allahu, azze ue xhel, thotë:

"O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe mos i çoni dëm veprat tuaja!". Muhamed 33.

Përcillet se një prej selefit para vdekjes qante dhe kur u pyet për shkakun tha: "Qaj për ato natë që nuk fala namaz në to dhe për ato ditë që nuk munda të agjëroj në to".

2

Këtë muaj duhet që ta përcjellim me kërkim të faljes dhe me shpresë dhe lutje për pranim të veprave.

Selefi i luteshin Allahut gjashtë muaj që të arrijnë muajin e Ramazanit, e kur e arrinin vepronin vepra të mira, pastaj luteshin gjashtë muaj që t’i pranojë Allahu veprat e tyre që i kanë bërë gjatë këtij muajit. Çdo kohë e tyre ishte Ramazan, ndërsa sot shumica e njerëzve Ramazanin e përcjellin duke bërë mëkate duke i lënë detyrimet dhe duke vepruar ndalesa.

O ju robër të Allahut, Allahu, azze ue xhel, na urdhëroi që ta përfundojmë muajin e Ramazanit me falënderim ndaj Allahut për plotësim e begatisë:

Allahu, azze ue xhel, thotë:

"Dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë." Bekare 185.

Ndërsa Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, na nxit që pasi ta kryejmë agjërimin e muajit Ramazan ta pasojmë atë me agjërim të gjashtë ditëve të muajit Sheual.

Imam Muslimi, Allahu e mëshiroftë, shënon në librin e tij një hadith prej Ebu Ejub el Ensarij, radijallahu anhu, i cili thotë se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, ka thënë: "Kush e agjëron muajin e Ramazanit e pastaj ia bashkon edhe gjashtë të Sheualit është sikurse të kishte agjëruar tërë vitin".

3

Në përsëritjen e agjërimit pas Ramazanit ka shumë dobi.

  • Prej saj e kemi dobinë se agjërimi i këtyre gjashtë ditëve pas Ramazanit është si namazi nafile para dhe pas farzit.

  • Prej dobive tjera është se përsëritja e agjërimit pas Ramazanit është shenjë e pranimit të agjërimit të muajit Ramazan. Allahu, azze ue xhel, kur ia pranon robit veprat e begaton pas saj me punë të mira, siç thonë disa se e mira shpërblehet me një të mirë pas saj.

  • Prej dobive tjera është se agjërimi i muajit Ramazan i shlyen mëkatet e mëparshme dhe përsëritja e agjërimit pas Bajramit është falënderim për ato begati me të cilat e begatoi Allahu robin e Tij gjatë muajit Ramazan.

  • Prej begative poashtu është se përsëritja e agjërimit pas Bajramit aludon në dëshirën e robit që të agjëron dhe se ai nuk është lodhur dhe mërzitur prej agjërimit të Ramazanit.

Kush pretendon që t'i kthehet mëkateve pas Ramazanit agjërimi i tij është i refuzuar dhe dera e mëshirës e mbyllur.

Këto muaj dhe vite dhe ditë kalojnë shumë shpejtë, ndërsa Zoti i tyre është i Gjallë nuk vdes, Ai është gjithnjë prezent në çdo kohë dhe çdo vend me diturinë e Tij.

4

Po ju përkujtoj me një këshillë të ngjashme sikur Ebu Bekri, radijallahu anhu, që i këshilloi shokët e tij kur Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ndërroi jetë. Po ju them: Kush e adhuroi Ramazanin, le ta dijë se Ramazani shkoi, e kush e ka adhuruar Allahun sinqerisht, le ta dijë se Allahu është me neve përgjithmonë, na sheh dhe dëgjon në çdo çast.

Prandaj frikojuni Allahut dhe vazhdoni të veproni vepra të mira dhe të largoheni prej të shëmtuarës, se do të vjen një ditë kur do të dalin veprat në shesh:

Allahu, azze ue xhel, thotë:

“Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!”. Hixhër 99.

Pra nuk kalon asnjë ditë prej jetës së muslimanit vetëm se në të ka mundësi që të vepron vepra të mira të cilat e afrojnë kah Allahu. Prandaj o ju musliman, falënderoni Allahun për këto begati dhe shfrytëzoni ato në nënshtrime ndaj Allahut

Allahu na i pranoftë adhurimet tona dhe na shpërbleftë me xhenetin më të lartë, xhenetin firdeus, të qëndrojmë së bashku me pejgamberët, të sinqertit, shehidat dhe njerëzit më të mirë. AMIN !!!

5

HUTBE:QKA PAS RAMAZANIT

ISMET HYSENI

STRÖMSTAD 2016.07.07

6


 
 
 

コメント


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Social Icon
bottom of page