A DËSHIRON KËT SHPËRBLIM
- ismeti7
- 18 nov. 2016
- 2 min läsning
A DËSHIRON KËT SHPËRBLIM
Ebu Hurejra na përcjell dhe thotë: I Dërguari i Allahut sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush prej jush agjëron sot?” Ebu Bekri tha: Unë! Tha: “Kush prej jush sot e ka përcjellë një xhenaze?” Ebu Bekri tha: Unë! Tha: “Kush prej jush sot e ka ushqyer një të varfër?” Ebu Bekri tha: Unë. Tha: “Kush prej jush sot e ka vizituar një të sëmurë?” Ebu Bekri tha: Unë. Pejgamberi salAllahu alejhi ve selem tha:” Kush i praktikon prej jush këto punë brenda një dite hyn në xhenet.”
Atëherë Ebu Bekri tha: O i Dërguari i Allahut, nënë e babën i flijofsha për ty, por a thirret ndonjë njeri nga të gjitha ato dyer? Tha:” Po dhe shpre-soj që ti të jesh një prej tyre.”
Ndërsa teksti i Buhariut në Edebul Mufred është: “Kush i bën këto gjëra brenda një dite do të hyjë në xhenet.”
___________________________________________________
Muslimi me numër 1028
Buhariu në Edebul mufred me numër 515, Albani e ka bërë hadithin sahih në Sahih Edebul mufred fq. 195.
Ebu Hurejra na përcjell dhe thotë: I Dërguari i Allahut sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë:
“Ajo grua e cila i fal pesë(farze)të saj, e agjëroi muajin e ramazanit , e ruan nderin e saj dhe i bindet bashkëshortit të saj, do të hyjë në Xhenet nga cila derë të dëshirojë në ditën e Kijametit.”
Ndërsa teksti Imam Ahmedi në Musned-in e tij
Abdurrahman ibën Aufi, se i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue selam) ka thënë:“Ajo grua që fal pesë(farze)të saj, agjëron muajin e ramazanit , e ruan nderin e saj dhe i bindet bashkëshortit, i thuhet: “Hyr në Xhenet, nga cila derë e xhennetit të dëshirosh.”
________________________________________________________
Ibën Hibani, e saktësoi Albani
Imam Ahmedi në Musned-in e tij
Komentari