top of page

DITË TË CAKTUARA

  • ismeti7
  • 18 nov. 2016
  • 4 min läsning

DITË TË CAKTUARA

KOHA DHE SHFRYTËZIMI I SAJ NË RAMAZAN

Vëllezer Musliman !!!

Ramazani është muaj i begative dhe mirësive të shumta. Është muaji që besimtarit i dhuron shanse dhe mundësi të shumtaPor, Ramazani është vetëm një muaj. Është siç thotë Allahu i Madhëruar:

Ditë të caktuara...” (el-Bekare: 184)

Kështu që këto ditë, e bashkë me to shanset dhe mundësitë, kalojnë shpejt. Kjo ngase koha është bile edhe më e shtrenjtë se ari. E dini se thuhet “koha është sikur ari” por ari nëse humbet mund të kompensohet ndërsa koha kurrë. Mbase këtu mund të qëndrojë arsyeja pse Allahu betohet në kohë.

Thot Allahu subhanehu we te A'la

1

Pasha kohën!. Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” (el-Asr: 1-3.)

Se koha e humbur nuk mund të kthehet dhe se ajo është dëshpërimi më i madh që kap njeriun vërteton Kur’ani në një tjetër vend, apo më konkretisht me rastin e vdekjes.

Thot: Allahu Subhanehu we te Ala

E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: "O Zoti im, më kthe, (Mu’minune :99).

2

TEUBEJA NË RAMAZAN

Vëllezer Musliman !

Gjëja më e keqe që ka mundësi ta godas njeriun është dëshprimi dhe humbja e shpresës në faljen dhe mëshirën e Allahut.

Nuk ka dyshim se Allahu ia pranon pendimin dhe ua falë mëkatet e veçanërisht në muajin e bekuar të Ramazanit. Andaj Ramazani është muaj i faljes,dhe njeriu le t’i kthehet Allahut sinqerisht me pendim në këtë muaj të faljes.

Allahu i Madhëruar i thërret robërit e Tij për pendim, duke thënë:

Thot Allahu Subhanehu we te A'la

Thuaj: “O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes, mos ehumbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i falë të gjitha mëkatet. Ai, me të vërtetë, është falës dhe përdëllimtar.” (Zumer: 53).

3

Po ashtu thot:

“E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te Allahu falje, kur Allahu dihet se falë shumë, është mëshirues?”. (El-Maide: 74).

Ebu Hurejre radijAllahu anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke hipur në minber tha: “Amin, amin, amin. I thanë: o i Dërguar i Allahut duke hypur në minber të dëgjuam duke thënë: amin, amin, amin. Tha: “Më erdhi Xhibrili [alejhis-selam] e më tha: cili e takon Ramazanin e nuk i falen mëkatet e largoftë Allahu nga Mëshira e Tij, thuaj amin, e unë thash: amin”. (Ahmedi, sahih).

Andaj vëllezer të përulur, e të penduar, duke qarë e të lutemi : O Zot i gjithësisë, unë u pendova më fal Amin !!!

Vëllazer të dashur!

Nëse nuk të falen mëkatet në këtë muaj, nëse në këtë muaj nuk të lotojnë sytë, nëse zemra jote para Zotit tënd nuk përulet në këtë muaj, vallë kur do të ndodh kjo gjë?!

4

Nëse nuk Pendohemi vëllezer thot Allahu subhanehu we te A'la

''E ata që nuk pendohen, janë mizorë. (Huxhurat, 11)

Andaj vëllezer Allahu subhanehu we te A'la na fton dhe thot:

''Andaj, ikni (prej dënimit) drejt (shpërblimit të) Allahut...”(Dharijat, 50)

Thot: Pejgamberi Sal-lAllahu alejhi we sel-lem

“Allahu e shtrin Dorën gjatë natës që të pendohet ai që ka bërë gabime gjatë ditës dhe e shtrinë Dorën gjatë ditës që të pendohet ai që ka bërë mëkate gjatë natës. Kështu vazhdon deri sa të del dielli nga perëndimi i tij”. (Muslimi).

A nuk është e madhe kjo bujari që të pendohemi! I lartësuar qoftë Allahu sa i mëshirshëm, sa i butë dhe sa Bujar që është!

5

VLERA E DHJETË DITËVE TË FUNDIT TË RAMAZANIT

Të nderuar vëllezêrit e mi:

Tashmë kemi për të hyrë në dhjetëditshin e fundit të këtij muaji të bekuar, këto netë të fundit kan veçori dhe vlera të mëdha.I dërguari i Allahut e angazhonte veten e tij në kêto netë të fundit në kryerjen e veprave të mira, e shtonte ibadetit më shumë se në netët tjera.

Në Sahihun e Buhariut dhe Muslimit, nga Aisheja, radijAllahu anha, tregohet se ka thënë: ” Kur hynte dhjetëditëshi i fundit, Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, shtrëngonte izarin, falte namaz gjithë natën(e kalonte natën në adhurim) dhe për këtë zgjonte edhe pjesëtarët e familjes.”

Nuk duhet të anashkalojë muslimani edhe familjën e tij nga angazhimi i tyre pêr ibadet, duke i këshilluar që edhe ata të kalojnë pjesën e madhe të kohës në ibadet, ngase një gjë të tillë e vepronte edhe i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem.

Këto dhjetë netë të fundit është edhe nata e kadrit, e cila është më me vlerë se njëmijë muaj. ibadeti ne te cilen eshte me i mire sesa ibadeti i 1000 muajve, ( 83) vite e (4) kater muaj… Ajo eshte Nata e Kadrit.

6

Andaj Allahu subhanehu we te A'la thot:

''Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit. El-Kader, 1-5.

Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem. Thot:

Ai që fal namazin e natës Natën e Kadrit me besim dhe shpresë për shpërblim (nga Allahu), i falen gjynahet që ka bërë."

Mutefekun alejhi(Buhariu dhe Muslimi).

7

Muslimani në këtë natë duhet t’i shpeshtojë edhe lutjet e tij.

Transmetohet se Aisheja, radijAllahu anha, ka thënë: Thash: O i dërguar i Allahut, nêse e arrijë natën e kadrit, çfar duhet tëthem(lutem)?

اللهم إنك عفو تحب العفو فعف عني

Thuaj: O Allahu im, Ti je Falës, e do faljen, më falë mua.” (Tirmidhiu).

E lus Allahun, azze ue xhel, që në këtë muaj të na falë dhe mëshirojë, adhurimet të na i shtojë, duatë dhe lutjet të na i pranojë, neve të gjithëve dhe prindërit tanë dhe familjet e tona prej Zjarri të na liron.

8

HUTBE: ISMET HYSENI

TROLLHÄTTAN 2016.06.23

RAMAZANI 2016


 
 
 

Comments


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Social Icon
bottom of page