top of page

GËNJESHTRA NË ISLAM

  • ismeti7
  • 18 nov. 2016
  • 2 min läsning

GËNJESHTRA NË ISLAM

Thot Allahu Subhanehu we te A'la

'' O besimtarë! Druajuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të drejtë!’’.( Sure et Teube: 119).

‘’ O besimtarë, druajuni Allahut dhe thoni vetëm fjalën e vërtetë, (70) që t’ju përmirësojë veprat tuaja, dhe t’ju falë mëkatet tuaja. E, kush e dëgjon Allahun dhe Pejgamberin e Tij, ai ka arritur shpëtim të madh.’’ ( Sure el Ahzab: 70-71).

Thot Allahu Subhanehu we te A'la

Kurse ndaj jush janë përcjellësit! Janë shkrues të ndershëm te All-llahu. (El-Infitar,10,11)

Trasnmetohet nga Abdullah ibën Mesudi ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë:

’’Juve ju takon të flisni të vërtetën, sepse e vërteta shpie në mirësi, e mirësia shpie drejtë xhenetit, me të vërtetë njeriu vazhdon të jetë i drejtë( ta thotë të vërtetën) në të çdo punë derisa tek Allahu të shkruhet si i drejtë. Dhe keni kujdes nga gënjeshtra, sepse gënjeshtra shpie në prishje(humbje,humnerë), kurse humbja të shpie drejtë xhehenemit, me të njeriu vazhdon të gënjej ë në çdo punë derisa tek Allahu shkruhet si gënjeshtar.’’

( Sh ënon Buhariu: 6094, Muslimi: 2607).

Trasnmetohet nga Ebu Hurejra ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë:’’ Shenjat e munafikut janë tre: kur flet ai gënjen, kur premton nuk e realizon premtimin, dhe kur i besohet diçka të tradhton.’’ (Sh ënon Buhariu: 33, Muslimi: 59, dhe shtoi Imam Muslimi në transmetimin e tij në këtë hadithë :

‘’ edhe nëse agjëron, falë namaz dhe pretendon se është musliman.’’

Transmetohet nga Abdilah ibn Amrin ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë:’’ Katë gjëra nëse i zotëron(o musliman) atëherë nuk të takon ty të mërzitesh për gjërat e ikura(që si ke posedu, si ke shiju etj) të dunjas: nëse e ke ruajt amanetin, ke folur të drejtën, ke pas sjellje të mirë( me krijesat e Allahut: njerëzit, shtazët, etj) si dhe ke fituar( pasuri , etj) me dëlirësi.’’ ( Shënon Ahmedi: 6614 dhe Taberani: ‘’ mexhmu ez zevaid’’- 4/145 me zingjirë të mirë të transmetimit).

Transmetohet nga Ubadete ibn Samiti,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë:’’ Më garantoni ju mua gjashtë gjëra( prej vetes suaj) e un ua garantoj xhenetin: Thuani të vërtetën kur flisni, kur të premtoni realizone premtimin,kur t’u lihet amanet diçka ruane(mbane) amanetin, ruani organet tuaja gjenitale, ruane shikimin tuaj( nga harami) dhe ruani duart e juaja( vjedhja, mos bërja keq, etj).

( Shënuan: Ahmedi: 22251, Ibn Hibani në sahihun e tij: 271 dhe Hafidh el Mundhirij në,- ‘’ et tergib ve terhib’’,: 2/651.

Kurse Shejh Albani e vlerësoi hadithin si sahih në es silsiletu es sahiha me nr.1470.

Autor: Muhamed Ahmed el Adevi

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Suad Burhan Shabani.

Medine, 2013.

Përgaditi Ismet Hyseni


 
 
 

Comments


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Social Icon
bottom of page