NË FUND KËRKO FALJE ALLAHUT
- ismeti7
- 18 nov. 2016
- 3 min läsning
NË FUND KËRKO FALJE ALLAHUT
Vëllezer! mos harroni se mësimi merret nga fundi i veprës e jo nga fillimi dhe veprat llogariten ashtu siç përfundojnë në fund. Fundi është Istigfar-kërkim të faljes!
Këtë gjë e kishte kuptuar mirë Halifeja i drejte Omer b. Abdul Aziz, i cili në fundin e Ramazanit iu kishte shkruar letër të gjithë mëkëmbësve të tij që Ramazanin ta përfundonin me kërkim të faljes së mëkateve-istigfar.
Në shkresën e tij, shkruante kjo: Dhe u Thonte:
“Thuani siç ka thënë babai juaj Ademi:
Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë ( dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!”. (A’raf, 23)
1
Thuani siç ka thënë Nuhu, alejhi’ selam:
…e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron Ti, do të jem i humbur!”. (Hud, 47)
Thuani siç ka thënë Musai, alejhi’s selam:
“Zoti im, unë e ngarkova veten e Ti më fal mua!” Dhe Ai ia fali, se Ai është që fal shumë, është mëshirues”. (Kasas, 16)
Thuani siç ka thënë Junusi, alejhi’s selam:
Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!”“.(Enbija, 87)
2
Llukmani e këshillonte të birin:
O biri im! Beja shprehi vetes istigfarin ngase Allahu ka caktuar kohë, në të cilat nuk e refuzon lutësin”.
Allahu subhanehu we te A'la e thrret Pejgamberin Sal-Allahu alehji we sel-lem duke i thën:
“Ti pra, lartësoje Zotin tënd duke falenderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është Mëshirues i madh.”
(En Nasr: 3)
Allahu Subhanehu we te A'la na thrret: Duke thën !
Allahu i Lartësuar thotë:
“Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se ai vërtet falë shumë” (Nuh: 10)
3
Pejgamberin Sal-Allahu alehji we sel-lem na ka urdhëruar që gjithmonë dhe përgjithmonë të bëjmë istigfar ku thotë: “O ju njerëz kërkoni falje dhe pendohuni te Allahu se unë kërkoj falje te Allahu dhe pendohem njëqindë herë në ditë”.
Pejgamberin Sal-Allahu alehji we sel-lem ka thënë: “Kush e shpeshton istigfarin Allahu i Lartësuar do të ia lehtësojë brengat dhe do ta furnizojë nga nuk e mendon”.
Ebu Minhali ka thënë: “Robi nuk ka bërë kojshi më të mirë në varrin e tij se istigfari”.
Hasan El Basriu ka thënë: “Shpeshtojeni istigfrin në shtëpitë e juaja, në rrugë, tregje, mexhlise, sepse ju nuk e dini se kur zbret mëshira”.
4
Prej Vlerav të istigfarit:
(O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar përveç Teje. Ti më ke krijuar dhe unë jam robi yt, do të qëndroj besnik në marrëveshjen dhe premtimin që e kam bërë ndaj Teje sa të kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që e kam vepruar. Unë jam mirënjohës për dhuntitë Tua, i pranoj mëkatet e mia, të lutem më fal, sepse nuk i fal mëkatet askush tjetër përveç Teje)
5
”(O Zot unë vetes i kam shkaktur shumë padrejtësi, vetëm Ti je që falë mëkate, andaj më fal dhe më mëshiro, ngase ti je Ai që falë dhe që është i mëshirshëm)''
(I lutem Allahut të Madhërishëm, i Cili nuk ka Zot tjetër pos Tij, është i Gjallë dhe i Përjetshëm, që të m’i falë mëkatet dhe të ma pranojë pendimin).
6
Allahu Subhanehu we te A'la na thrret:
“Thuaj: O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj! Mos e humbi shpresën në mëshirën e Allahut. Allahu i fal të gjithë gabimet. Ai është shumë Falës dhe shumë Mëshirues.” (Zumer: 53)
Së fundi Falënderimi i takon Allahut Subhanehu we te A'la, Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Pejgamberin Sal-lAllahu alejhi we sel-lem mbi familjen e tij shoktët e tij dhe mbi të gjith ata që ndjekun dhe pasojn rrugën e tij. Amin
Dhe kërkojmë falje o Zoti ynë, pendohemi tek Ti prej mangësisë, pakujdesisë, harresës dhe gabimit, Amin.
7
NË FUND KËRKO FALJE ALLAHUT
Përgaditi: ISMET HYSENI
ME 2015.07.13
8
Commentaires